“Një fëmije 6-7 vjeç i preket organi gjenital”, aktivistja reagon ashpër ndaj ‘Valmir boss-it’: Të ndërmerren masa të forta, pamje komplet jashtë natyrës njerëzore

by editor

Aktivistja për të drejtat e fëmijëve, Suela Koçibellinj ishte mëngjesin e kësaj të mërkurë e ftuar në një emision televiziv, ku foli rreth videos së tmerrshme të publikuar në rrjetin social Tik Tok, ku personazhi i njohur si “Valmir Bossi” në video live me një të burgosur zhveshi dhe puthi në vende intime një të mitur.

Advertisements

Sipas aktivistes ky është një abuzim i pastër seksual, për të cilin duhen marrë masa të forta që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Advertisements

“Videoja është abuzim i pastër seksual. Një fëmije i preket organi gjenital. Ai është fëmijë i vogël, 6-7 vjeç. I rrituri që e ka bërë ka probleme vetë me zhvillimin, është një njeri i cili nuk kupton limitet dhe qesh me gjerat që nuk i di.

Nga ana tjetër është edhe një i burgosur keqdashës i cili si duket e ka mbaruar ciklin e jetës së tij dhe ushqen fantazinë e zezë, të çrregullt e maniake me këto pamje komplet jashtë natyrës njerëzore të shëndetshme dhe humane për të ushqyer sytë tanë me këto pamje të dhimbshme”,-tha aktivistja.

You may also like