“Një fëmijë kisha, ç’më duhet jeta mua pa djalin?” Prindërit e SHKATËRRUAR para spitaleve të Maqedonisë, i gjejnë fëmijët në morg!

Maqedonia e Veriut është gjunjëzuar këtë të diel para lotëve dhe dhimbjes. Tragjedia e orëve të para të mëngjesit ku 59 të rinj humbën jetën pasi flakët përfshinë lokalin e natës ku dhe ata ishin duke festuar, ka lënë “zemërthyer” prindërit e tyre, familjarët, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm.

Advertisements

Rreth 1500 të rinj ishin mbledhur për të ndjekur performancën e grupit të hip-hopit “DNK”, ku 4 prej tyre artistëve të këtij grupi fatkeqësisht humbën jetën. Ashtu sikurse raportuam dhe më herët në mesin e viktima ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov.

Advertisements

Sipas mediave vendase një baba “zemërthyer” kërkonte si i “marrë” nëpër spitalet e Shkupit vajzat e tij të cilat ndodheshin në klubin e natës. Fatkeqësisht njërën prej tyre ai e gjeti në morg, ndërsa tjetrën të plagosur në spital, me plagë të shumta të trup të shkaktuara nga djegia.

Një tjetër prind ka “shpërthyer” para ambienteve të spitalit. Dragi Stojanov humbi djalin e tij 21-vjeçar. I tronditur dhe i shkatërruar ai kërkoi drejtësi për të birin, teksa theksoi se të vetmit që janë përgjegjës në këtë tragjedi ku humbën jetën 59 të rinj e mbetën të plagosur 155 të tjerë janë autoritetet.

“Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta… Një fëmijë kam pasur, vdiq, nuk më duhet jeta mua o njerëz. Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko”, tha ai.