Një avion i vogël është rrëzuar dje në autostradën A4 pranë Parisit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave që ndodheshin në bord, shkruajnë mediat vendase.
Advertisements
Avioni u rrëzua pranë Nosiel, në lindje të kryeqytetit francez pasi sipas raportimeve goditi një kavo elektrike. Autostrada ishte mbyllur më pas në të dyja drejtimet, dhe asnjë automjet nuk u përfshi në incident, thanë mediat vendase.
Advertisements
Pamjet nga vendngjarja tregonin punonjësit me xhaketa ndriçuese teksa avioni ishte përplasur në zonën qendrore të autostradës.
Prokurori Jean-Baptiste Bladier tha se viktimat ishin “dy burra dhe një grua”, duke shtuar se piloti ishte “i datëlindjes 1989″. Pamjet e rënda tregojnë avionin që ishte rrëzuar me rrota përpjetë, duke goditur dhe barrierën e autostradës.
Advertisements
Zyrtarët ajrorë thanë se kanë nisur hetimin për rrëzimin e avionit të klubit turistik Lognes-Emerainville. Një aksident i ngjashëm me të njëjtën kompani fluturimi ishte regjistruar në autostradën A4 pranë Collégien, në veri të Parisit, kur piloti kishte humbur papritur kontrollin e mjetit”, thuhej në një deklaratë të aeroportit të Lognes.