Një grup plan për të vrarë ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano! E hetoi kur ishte kreu i Anti-terrorit

by editor

Një grup plan për të vrarë ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano! E hetoi kur ishte kreu i Anti-terrorit

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledi Nano, ka qenë “shënjestra” e një grupi kriminal. Sipas asaj që News24 bën me dije, Policia e Shtetit ka patur informacione se një grup kishte planifikuar që të ekzekutonin Nanon.

Advertisements

Lidhur me këtë çështje janë duke vijuar hetimet, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se plani për eleminimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po organizohej nga një grup që ai e kishte hetuar kur mbante detyrën si drejtuesi i Antiterrorit. Mësohet se kjo ngjarje është regjistruar rreth tre muaj më parë ku anëtari shumë i rrezikshëm i një organizate kriminale ka planifikuar të ekzekutojë ish-kryepolicin.

Kujtojmë se Gledis Nano u shkarkuar si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit që erdhi me bujë dhe u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë. Në momentin e betimit, një nga fjalitë e tij ishte “Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere, por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit”.

Advertisements

You may also like