“Një javë pushime falas në Rodos”- Mitsotakis merr vendimin për turistët që përjetuan tmerrin e zjarreve: Ja kur mund t’i shijojnë bukuritë e ishullit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka marrë vendimin që të gjithë turistët, të cilëve iu prishën pushimet për shkak të zjarreve, vitin e ardhshëm do të kenë mundësinë që të bëjnë një javë pushime falas.

Advertisements

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për televizionin britanik ITV.

Advertisements

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve”, tha kryeministri.

Greqia është një vend i sigurt ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

Ai theksoi se një operacion i madh për evakuimin e rreth 20 mijë njerëzve nga Rodosi, nga të cilët vetëm 15% u prekën nga zjarret, u krye në mënyrë shumë të sigurt.