Një moment i sikletshëm mes Princit Harry dhe Meghan Markle, kjo e fundit nuk ia jep dorën burrit të saj (Video)

Në samitin TIME100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti bashkë në ngjarje, por në disa raste Meghan nuk reagoi ndaj gjesteve të Harryt, duke e lënë atë në një pozicion të pakëndshëm në sfond.

Advertisements

Gjatë momentit të zbritjes nga makina, Princi Harry u përpoq t’i jepte dorën Meghan-it, por ajo – e përqendruar te përshëndetjet me të pranishmit – nuk ia hodhi as sytë.

Advertisements

Ai mbeti pas saj, me duart në xhepa, duke pritur në heshtje. Një moment i ngjashëm ndodhi pak minuta më vonë, kur Meghan, e përfshirë në përshëndetjet me turmën, sërish kaloi pranë burrit të saj pa ndonjë ndërveprim, duke e lënë atë një hap prapa.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për DailyMail: “Pavarësisht nëse Harry po udhëheq apo po tërhiqet në prapaskenë, ai duket se luan rolin e ‘rezervës’, me qëndrime të ngathëta, ndërsa Meghan shfaq vetëbesim dhe dominon vëmendjen”.

Duke analizuar sjelljen e tyre gjatë hyrjes, James shtoi: “Meghan është ajo që e udhëheq situatën. Ajo përdor një gjest tipik të trupit – duart e përkulura në 45 gradë me kyçe të relaksuara – që në gjuhën e trupit njihet si ‘krahu i thyer’, sinjal i statusit dhe vetëbesimit të lartë”.

Gjithashtu, ajo theksoi se Meghan duket se kontrollon kamerat dhe është ajo që iniciativon përqafimet miqësore, ndërsa Harry rri anash duke pritur – diçka që dikur do të ishte e paimagjinueshme për një princ. “Shprehja e fytyrës së tij është më e tensionuar dhe shumë më pak e buzëqeshur se ajo e Meghan-it”, tha James.

Videoja e këtij momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale. Disa nga reagimet përfshijnë: “As nuk e shikoi burrin e saj?!”, “E injoroi totalisht”, “Uaa, sa e ftohtë ishte ajo skenë”.

@whoopsee.it Il principe Harry e Meghan Markle tra i protagonisti del TIME100 Summit a New York “With Love, Harry & Meghan”. Parafrasando il nome suo show Netflix, potremmo intitolare così la nuova apparizione della coppia un tempo reale, adesso normale. Almeno se parliamo di titoli nobiliari, perché i duchi del Sussex non sembrano passare mai inosservati. Il principe Harry e Meghan Markle sono stati tra i protagonisti del TIME100 Summit, a New York. Un evento prestigioso in cui il figlio di Re Carlo e di Lady Diana ha supportato la moglie, tra gli ospiti celebri della serata. E tra le riflessioni sugli errori commessi nelle sue ultime iniziative imprenditoriali, i progetti e i figli, a colpire non è solo ciò che ha detto, quanto il sorriso immortalato all’arrivo. Ma anche il suo look. In cui a spiccare è il beige, come abbiamo già visto anche nel suo show Netflix “With Love, Meghan”, ormai diventato la firma stilistica di Meghan. Il simbolo di un lusso sussurrato ma evocativo, che si riflette anche nelle linee eleganti e senza tempo dei capi che indossa: un completo Ralph Lauren dal taglio morbido ma comunque strutturato, con pantaloni palazzo a vita alta e blazer monopetto dalle maniche leggermente arricciate. Sotto, una camicia bianca, semplice ma sofisticata, che riassume perfettamente la sua idea di stile. Vi piace? [📸 BACKGRID / IPA 📹 BACKGRID] #whoopsee #meghanmarkle #princeharry ♬ suono originale – Whoopsee