Romeo Mersini, i cili muajin e kaluar u cilësua si një “hero”, pasi ndihmoi dy të moshuar në Fier teksa shtëpia e tyre kishte marrë flake, është arrestuar nga policia.
Advertisements
Bëhet me dije se ai ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, për motive të dobëta.
Advertisements
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij.
Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.”-njofton policia.
Advertisements
Mersini deklaroi atëherë se kishte ndërhyrë për t’i shpëtuar të moshuarit nga flakët dhe tregoi se ata i kishin thënë që djali ka spërkatur bombulën e gazit me benzinë.
“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora.
U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë.
Nxora një herë babanë te ballkoni, poastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua”, tha ai ateherë./vizion plus