‘Një ngjyrë, një besim, një gjak’/ Mediat ruse mbështesin Serbinë pas sulmit në Kosovë

by editor

Fotot i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për të cilën ka thënë se është “skenar i vjetër”

Advertisements

jë ngjyrë, një besim, një gjak” është mbishkrimi që kanë vendosur disa media ruse në billborde, në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Fotot i ka publikuar në rrjete sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, për të cilën ka thënë se është “skenar i vjetër”. Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.

Advertisements

“Pas përshkallëzimeve të fundit në Kosovë, mediat ruse shfaqin billborde në Moskë me mesazhin në mbështetje të Serbisë: “një ngjyrë, një besim, një gjak”. Është i njëjti skenar i vjetër. Ajo që pamë gjatë fundjavës nuk do të ndalet me kaq”, ka shkruar ajo në “X”.
https://twitter.com/ivanastradner/status/1707111429319376979/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1707111429319376979%7Ctwgr%5E561c7ae7239807a4bad5d347e324e88bf13bc497%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Fkosova%2Fnje-ngjyre-nje-besim-nje-gjak-mediat-ruse-mbeshtesin-serbine-pas-sulmit-ne-kosove%2F%3Ffbclid%3DIwAR1wq5J1OAfTSq1rFrCKiRlL0ZEctfvQx9bOiPcRrrOfpLm_oDmta2MEBZw

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

Advertisements

You may also like