Një tjetër këmbësor përplaset nga mjeti në Vlorë

by editor

Vlorë – Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor 62-vjeçar, ditën e sotme, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”.

Blutë bëjnë me dije se shoferja e automjetit është një 27-vjeçare, e identifikuar me inicialet E.Ll..

Advertisements

Raportohet se 62-vjeçari i identifikuar me inicialet P.M., ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Advertisements

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se një këmbësor u përplas për vdekje sot në mëngjes në Durrës.

Advertisements

You may also like