Një tjetër krijsje në PS/ 3 vite më parë më i votuari, sot i përjashtuar, çfarë ndodhi mes Ditmir Bushatit dhe Ramës?

by editor

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është një nga emrat që u la jashtë Kryesisë së PS. Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për Kryesinë e re socialiste gjatë punimeve të Asamblesë këtë të diel. Emri i Bushatit nuk figuronte as si kandidat për Kryesinë dhe as për Sekretariatin.

Advertisements

Tre vite më parë kur Asambleja e PS zgjodhi Kryesinë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Ditmir Bushati ishte më i votuari. Ky moment u interpretua si një afrim mes Bushatit dhe Ramës, raportet e të cilëve ishin ftohur ndjeshëm që prej largimit të tij si ministër dhe deputet.

Advertisements

Pas tre vitesh, ish-ministri i Jashtëm e sheh veten jashtë strukturave drejtuese të PS.

Krahas Bushatit janë përjashtuar nga Kryesia e PS edhe Olta Xhaçka e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria, si dhe Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK për abuzim me fondet e BE.

Advertisements

Anëtarët e Asamblesë së PS do të votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj dhe Sekretariatin.

Po sot, PS caktoi edhe drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, duke ndezur kështu zyrtarisht motorët e fushatës elektorale të 2025.

You may also like