Në dosjen që çoi drejt prangave ish-ministrin Ilir Beqaj del edhe një ministre e Edi Ramës. SPAK zbuloi vetë se në një rast për organizimin e një konference për turizmin janë lëshuar dy fatura; njëra nga agjencia SASPAC e drejtuar prej ish-ministrit të Shëndetësisë dhe tjetra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit drejtuar nga Mirela Kumbaro. Pra edhe ministrja Kumbaro dyshohet se ka futur duart te fondet e BE.
Advertisements
“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”, thuhej në njoftim.
Advertisements
Detajet nga dosja
Sipas dosjes së siguruara nga Anila Hoxha, nga hetimet ka rezultuar se Beqaj, kohë kur drejtonte SASPAC dhe Ermal Kurtulajn, koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, në bashkëpunim edhe me të tjerë persona, kanë prokuruar shërbimin me objekt “Për organizmin e konferencës 03-05 Prill 2023” “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”, me vlerë 125,000.00 Euro. Ky prokurim rezulton i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të drejtuar nga Kumbaro, për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, me përjashtim të zërit “darkë”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International”, me ortak e administrator personin nën hetim Gazmend Haxhia dhe drejtor ekzekutiv Alfred Nikolla.
Nga tërësia e veprimeve të kryera në kuadër të organizimit të eventit “Festa” rezulton se Gazmend Haxhia ka paraqitur dokumente lidhur me pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të pavërtetë, të tilla si oferta (preventive) në lidhje me organizmin e eventit “Festa” si në kohë ashtu edhe në përmbajtje pranë SASPAC-ut, duke nënshkruar kontrata dhe raporte mbi zbatimin e kontratës të cilat dyshohet se janë bërë me qëllim përfitimin e shumës së parave, ndërkohe që shërbimi rezulton të jetë ofruar vetëm për shumën e parave që përbën ofrimin e darkës për datën 03 prill 2023.
“Falënderojmë ministren fantastike Kumbaro”
Dijenia e tij mbi fiktivitetin e dokumentacionit rezulton nga fakti i paraqitjes së dokumentacionit (që lidhet me procedurën e prokurimit e cila do të duhej te ishte zhvilluar para datës 3 prill 2023) me nënshkrimin e tij që nuk përkon në aspektin kohor me kohen e zhvillimit të procedurës së prokurimit dhe organizimit të eventit dhe po ashtu dëshmohet edhe nga fakti që ai e ka ditur që i njëjti event, është prokuruar në Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kjo sipas SPAK pasi po shoqëria Landways International është shpallur fituese edhe në atë procedurë prokurimi, duke marrë përsipër realizimin e një objekti kontrate të njëjtë, për të njëjtin event.
Kjo dijeni rezulton jo vetëm nga dokumentacioni që ka paraqitur në emër të shoqërisë pranë MTM, për efekt të prokurimit si në ofrim ashtu edhe në zbatim të kontratës, por kjo dijeni mbështetet edhe nga përmbajtja e fjalimit të mbajtur nga ana e tij si i ftuar në këtë event, ku rezulton se ai është shprehur: Dua të falënderoj veçanërisht arkitektin e këtij koncepti, FEST-ës, ministren fantastike të turizmit dhe mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, dhe ekipin fantastik që i qëndron pas saj.
Përgjimet që zbuluan abuzimin me fondet e BE
Gjithashtu Anila Hoxha thotë se nga hetimet ka rezultuar ndër të tjera se personi që akuzohet së bashku me Beqajn dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të ish-ministrit, Ermal Kurtulaj, është marrë më çdo detaj për të arritur në “rregullimin” e faturave fiktive dhe për të fryrë më pas çmimet për tenderin që është organizuar për një event që financohej nga SASPAC, por që fituesit ishin paracaktuar me kohë, dhe që restoranti që kishte bërë shërbimin ishte Gzona, i Ilir Beqajt.
Praktikisht eventi ishte organizuar në datat 3-5 prill 2023, ndërsa “vulosjet” dhe “firmosjet” për tenderin bëhen mes muajve qershor, korrik, gusht 2023, ndërkohë që do duhej të ishin bërë para eventit. Ky i fundit, në një nga komunikimet që ka pasur me Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, i shkruan se “Duhet bërë faturë për Landways pagese me bankë” “Sherbim catering ose shërbim restoranti si te duash 350 veta total 33,250 Euro pa tvsh”.
Faturat
Në vijim, Gazmend Prenga i nis Kurtulajt faturën e bërë për Landways, me vlerë 4,189,500. Në vijim të bisedës Prenga i dërgon një foto me emrat e stafit ndërkohë Kurtulaj e udhëzon duke i thënë “ok bëji të gjithë, personel konferenca do e vesh në total, 245,000″. Sipas hetuesve, këto komunikime japin të dhëna se marrëdhënia mes subjekti Gzona dhe kontraktuesit shoqërisë “Landways“, nuk ka qenë një marrëdhënie tregtare e zhvilluar natyralisht, por një marrëdhënie fiktive e cila është ndërmjetësuar, për të plotësuar dokumentacionin dhe faturat përkatëse, nga personi nën hetim Ermal Kurtulaj.
Hetuesit kanë sekuestruar në zyrën e Kurtulajt një dosje, në të cilën janë gjetur dokumente dhe shënime me shkrim dore që lidhen me këto tendera, për të rakorduar datat e ofertave, ardhja e tyre, si dhe lidhja e kontratës, nga të cilat kuptohet që dokumentacioni rezulton të jetë krijuar më vonë, konkluzion ky i mbështetur edhe nga bisedat e zhvilluara mes personave të përfshirë, të zhvilluara në periudhën kohore korrik 2023 dhe në vijim, të cilat qartësisht bëjnë fjalë për hartim, korrigjim, firmosje, protokollim të dokumentacionit mbi këto procedura prokurimi, të cilat logjikisht dhe sipas ligjit duhet të ishin zhvilluar para zhvillimit të eventit për të cilin janë prokuruar shërbimet/produktet objekt prokurimi dhe kontraktim.
Përgjimet
Nga grumbullimi i fakteve gjatë hetime, ka rezultuar se dokumentet janë hartuar më vonë dhe procedura e tenderimit në fakt nuk është kryer fare por është plotësuar më vonë si e tillë, për efekt dokumentimi. Pjesë nga biseda e Kurtulajt me një person, ku flitet për realizimin e dokumentacionit për tenderin në fjalë, pra në mënyrë fiktive, pasi eventi ishte organizuar disa muaj më parë nga sa rezulton biseda mes tyre: (A-Ermali)
B: Po Ermal?
A: Ça bën, si je?
B: Mirë, ça bën ti?
A: Mirë. A.?
B: Po.
A: Duhet të lësh dosjen me t’gjitha dokumentat. Dhe do t’i thush edhe O… që të dielën të dalë patjetër. Se ai të dielën do dalin n’zyrë dhe do firmosë. Çdo lloj letre që është.
B: Po, i nxora se më tha.
A: Ee. Kshu që t’lutem do i thush edhe O.. se kam nevojë edhe unë t’jem. Do lajmërosh dhe A….
B: Okej.A: N’qoft se ashtu, që të jetë edhe A… të dielën.
B: Rreth ça ore?
A: Po se di tashi, do ta lajmëroj vetë, po do t’i thush që të rrijë këtu. Mos të jetë vonë.
B: Okej, thjesht po i them që të jetë në gatishmëri.
A: Mirë do ishte që edhe O… i financës n’qoft se është. Të dielën, meqë kto ditë e ka bo pushim, të dielën të vijë të shofi me mua se unë dua të bëj edhe ato, letrat për pagesat e faturave, kupton?!
Kurtulaj komunikon me Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, ku i thotë ndër të tjera:
B: O Ermal?
A: O Gazi, Landways-in e kena si klient ne të hapur? B: Po ere.
A: E kena?
B: Po. Kemi bo veprime herë pas here ne me Landways-in.
A: Duhet me i bo i faturë Landways-it.
B: I bone aty, atyre?
A: Po.
B: Po mirë, ta nisin. Ato, ça
A: Ta nisi unë tashti ça se ça do shkrush.
B: N’rregull.
A: Domethënë do shkrush shërbim katering, është ajo eventi i turizimit që bomë te Pallati i Kongreseve.
B: Mi nis, mi nis ato edhe t’ia nis unë direkt.
Ermali komunikon me Alfred Nikollën, drejtori ekzekutiv i shoqërisë Landways dhe ndër të tjera e pyet:
A: T’kisha shkrujt, a e vulose e firmose po zbres içik apo jo?
B: Po po, ja një minut. Erdha.
A: Eee?
B: Erdha erdha, sa e firmosa, erdha.
A: Të t’pres ktu apo të t’kaloj aty para zyrës?
B: Jo me, te TVSH-ja, erdha, 1 minutë. Më prit aty.
A: Hajde vlla. Ktu jam, t’lutem se jam shumë vonë.
B: Erdh, erdha.