Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë së bashku

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, dhe finalisti i sezonit, Meriton Mjekiqi, kanë habitur ndjekësit me një takim të papritur.

Advertisements

Dyshja, e cila brenda shtëpisë së famshme kishte marrëdhënie tejet të acaruara, është parë duke darkuar së bashku, duke ngritur dyshime për një raport të ri mes tyre jashtë lojës.

Advertisements

Egla dhe Meritoni ishin dy nga banorët më përplasës gjatë edicionit të tretë të BBVA. Konfliktet mes tyre arritën kulmin kur Egla u skualifikua nga gara, pasi e kishte lagur me alkool Meritonin gjatë një debati të ashpër.

Megjithatë, publiku e riktheu atë në shtëpi, duke e çuar deri në fitore.

Takimi i tyre jashtë shtëpisë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi të Meritonit në InstaStory, ku ai ndau një foto me Eglën dhe shkroi shkurt: “E dua”. Egla nuk vonoi ta rishpërndante postimin, duke shtuar një përgjigje po aq intriguese: “Më do”.

Ky moment ka ndezur spekulime të shumta mes ndjekësve të tyre, të cilët po pyesin nëse dyshja ka lënë pas konfliktet dhe ka krijuar një miqësi të re – apo diçka më shumë.

Mbetet të shihet nëse ky është një pajtim i sinqertë apo thjesht një moment kalimtar i dy ish-banorëve më të përfolur të BBVA 3.