Një vit pasi erdhi në jetë, ylli televiziv ndryshon ligjërisht emrin e djalit të saj

by editor

Ylli televiziv, Khloe Kradashian dhe ish-partneri i saj, Tristan Thompson, kanë ndryshuar ligjërisht ermin e djalit të tyre një vit pasi ai erdhi në jetë.

Advertisements

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, i vogli i tyre quhet Tatum Thompson. Bashkëthemeluesja “Good American”, në certifikatën e lindjes së djalit të saj fillimisht ajo e quajti të birin “Baby Kardashian”.

Advertisements

Nga ana tjetër një burim i brendshëm konfirmoi për Page Six muajin e kaluar se Khloe e kishte pagëzuar të voglin e saj me emrin “Baby Kardashian”.

Ndërkohë kujtojmë se Tatum erdhi në jetë kur prindërit e tij po pësonin një krisje në marrëdhënien e tyre, pasi lojtari i Los Angeles Lakers e tradhtoi partneren me një tjetër femër, e cila mbeti shtatzënë me të vetëm disa javë pasi dyshja mësuan se do të bëheshin prindër për herë të parë përmes një nënë surrogate.

Advertisements

Pas skandaleve të shumta të tradhtive ndër vite, ylli i “Kardashians” ka treguar disa herë se nuk do të rikthehet më me ish-partnerin. Gjithashtu dyshja janë prindër edhe të një vajzë 5-vjeçare, True.

You may also like