Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë

Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit u godit në qytetin e Vlorës pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Advertisements

Operacioni policor i koduar “MIDNIGHT” zbuloi mënyrën se si një lokal në qytet përdorej për organizimin e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Advertisements

Sipas hetimeve, lokali shërbente si një qendër ku organizohej prostitucioni, me klientë të ndryshëm që paguanin për shërbime seksuale.

Një grua 41-vjeçare shfrytëzonte një shtetase tjetër për prostitucion kundrejt pagesës, duke përfituar financiarisht nga kjo veprimtari.

Hetuesit, gjatë kontrollit, sekuestruan një shumë parash të dyshuar të përfituar nga prostitucioni, si dhe një dozë lëndë narkotike.

Policia dhe prokuroria po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /noa.al