Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën duke u shprehur se kërkojnë të shkrijnë Prokurorinë e Posaçme.
Advertisements
Kreu i qeverisë u shpreh se “të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe dëshpëruar rrinë e përsërisin çdo ditë ‘burgu, burgu’, kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg etj etj, duhet ta marrin përgjigjen më 11 Maj”, referuar arrestimeve në radhët e PS-së.
Advertisements
Rama theksoi se Berisha kërkonte të pengonte reformën në drejtësi duke u kthyer pas në kohën kur u vendos çadra poshtë Kryeministrisë.
“Ishte Luli në krye, por kuptohet që Luli kukulla e bufit të kënetës. Bufi i kënetës e thotë qartë që me votën e 11 Majit do të shkrijë SPAK”, deklaroi Kreu i Qeverisë.
Edi Rama: Ia kemi dorëzuar shpatën drejtësisë, ndaj sot ka edhe një lëvizje të drejtësisë në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. përtej të gjitha atyre që mund të thuhen, si të meta, boshllëqe, edhe si lajthitje po të doni të institucioneve të reja, që janë shumë të reja për të mos bërë gabime, ky është moment historik, por ama që ta garantojmë barazinë para ligjit njëherë e mirë kjo nuk mund të jetë në dorë të një partie politike dhe vullnetit të një lidershipi, sepse nesër vjen dikush tjetër e kthen përmbys ndaj na duhet BE.
Të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe dëshpëruar rrinë e përsërisin çdo ditë “burgu, burgu”, kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg etj etj, duhet ta marrin përgjigjen më 11 Maj sepse nuk kanë asnjë rol në këtë histori, ata janë penguesit dhe armiqtë e reformës në drejtësisë. E morën peng dhe arritën të vinin me çadër këtu poshtë duke kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve. Ishte Luli në krye, por kuptohet që Luli kukulla e bufit të kënetës. Bufi i kënetës e thotë qartë që me votën e 11 Majit do të shkrijë SPAK, e thotë qartë ky është kërcënimi që është sot dhe do të jetë në të ardhmen nëse nuk jemi në BE.