Është zbardhu dëshmia e Ilir Selmanit në gjykatë, ky i fundit i dënuar me 28-vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e ish-policit Santiago Malkos. Selmani ka dëshmuar në procesin ndaj Leonard Dukës dhe Erlis Dukës, dhe disa personave të tjerë, të gjithë të akuzuar për të njëjtën ngjarje.
Advertisements
Në dëshminë e tij Selmani këmbënguli në pafajësinë e tij, mes pretendimeve se ishte dënuar me prova të manipuluar nga zyrtarë të policisë, ai shtoi se janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka.
Advertisements
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. E kam mësuar në televizion. Vëllezërit Duka i kam shokë të ngushtë. Kam shkuar për drekë ditën e ngjarjes në lokalin që ata kishin marrë me qera. Dreka ishte rastësore për rreth 2 orë e 30 minuta. Ishim 8-9 veta në tavolinë, Blendi Teta, Fatmir Hyseni, Erlis Myftari solli Bledin dhe iku.
Më kërkoj Erlis Duka që ta shoqëroja Blendi Tetën me makinë deri tek spitalet. Dëgjova diçka por nuk di nëse ishin krisma armësh apo jo. Më pas kur e mendova ngjarjen, e kuptova që ishin krisma. Pastaj mora makinën dhe kur shkova tek lokali, policia kishte rrethuar Erlisin dhe Leonardin. 4 ditë pas ngjarjes shikoi që janë 9 veta në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos (I drejtohet prokurorit): Çdo provë është e manipuluar nga dy oficer policie. Ju prokuror keni thënë nga deklarimet e Blendi Tetës se jam i përfshirë, por nuk keni asnjë provë.
Nuk keni bërë asnjë hetim, keni marrë prova të manipuluara nga oficerët e policisë. Janë paguar para për të penguar hetimin. Janë përgjuar përgjime nga oficerët se kanë manipuluar provat. Kam material dhe pres provat, informacionin shkresor dhe tabulatet telefonike që provojnë se janë manipuluar hetimet” tha Selmani.