Njihuni me shenjat më me fat dhe ato që duhet të kenë kujdes, horoskopi për muajin Nëntor nga astrologu Jorgo Pulla

by editor

Astrologu Jorgo Pulla parashikoi në një intervistë për Euronews Albania horoskopin për 12 shenjat e zodiakut duke treguar dhe 3 shenjat më me fat për nëntorin, si dhe ato që duhet të kenë kujdes gjatë këtij muaji.

Advertisements

Sipas tij, shenjat më me fat do të jenë Luani, Akrepi dhe Bricjapi i 10-ditëshit të dytë. Ato që duhet të tregojnë kujdes janë Dashi dhe Peshorja.

“Kemi Luanin, Akrepin, Bricjapët e 10-ditëshit të dytë, nëntori do të jetë ideal. Shenjat që duhet të kenë kujdes kemi Dashin, Peshoren dhe Demin nuk do ta thosha se Demi ka ndryshim,” – u shpreh Pulla.

Advertisements

Astrologu tha se si çdo muaj edhe nëntori do të jetë më i mbarë për disa shenja e problematik për disa të tjera.

“Ky muaj mund të quhet muaji i stuhive të mëdha dhe dallgëve të fuqishme që kanë të bëjnë me ligjin. Këto vendime të rëndësishme ligjore do të zgjasin deri në mars të vitit 2024,” – shpjegoi Pulla.

You may also like