Rrëfime të reja janë bërë publike nga tragjedia në brigjet greke, ku një anije me 750 refugjatë u mbytën në det.
Advertisements
Deri më tani rreth 500 persona rezultojnë të zhdukur, 104 u shpëtuan dhe 78 humbën jetën.
Advertisements
“Notova për dy orë më trupat e pajetë të fëmijëve në det”, është ky rrëfimi i një prej të mbijetuarve. “Doja të bëja vetëvrasje, por nuk mundesha”, ka rrëfyer një tjetër i mbijetuar.
Të mbijetuarit janë transferuar në një qendër imigracioni në Greqinë qendrore.
Në lidhje me këtë tragjedi, qeveria greke mbajti tre ditë zi kombëtare, në nder të viktimave.