‘Nuk bëhet ajo punë, vajza ka nisur studimet’, flet vajza që do bënte shkesën: Ai e kishte dritë e syve Hygertën

by editor

Disa detaje të reja kanë dakë nga dosja e vrasjes së Durrësit. Është hedhur poshtë nga familja që Pëllumbi do bënte krushqi se ai ka dashur ta fejojë vajzën.

Exheni e cila donte ta realizonte shkesën është shprehur se Pëllumbi ishte njeri i dashur dhe nuk donte ta fejonte vajzën pasi ajo kishte nisur studimet.

Advertisements

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni, sipas dosjes së zbardhur nga Top Channel.

You may also like