“Nuk besoj se Egli është kaq puritane”/Gert Ferra analizon raportin e saj me Gjestin: Ajo ka gjërat e saj për…

I Ftuar Në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen por çfarë mendon Gert Ferra për këtë?

Advertisements

Nuk më duket më e njëjta shtëpi. Pothuajse në 20 ditët e fundit dhe duket sikur secili ka nxjerrë thikat, shpatat dhe mburojat dhe secili ku të gjejë një cep që të të gjuajë, të të masakrojë dhe të të marrë shpirtin.

Advertisements

Një lloj ekstremi që nuk e di. Pozicionet tashmë u janë bërë të qarta të gjithëve. Shikoj një Gjest që tashmë e tradhtuan të gjithë.

Atalanta e pyeti se kush nga banorët mendon se e ka tradhtuar më shumë dhe Gerti u përgjigj duke thënë se:

Ai po do ta mbajë akoma gjallë shpresën por ai me Eglin e ka mbyllur më duket mua përfundimisht.

E ka mbyll Egli apo Gjesti?

Besoj se e ka mbyllur Egli pasi doli jashtë edhe arriti të dilte në konkluzionin që është sakrifikuar kot për Gjestin. Një gjë që unë e kam parë, kam qenë në shtëpi kur ka hyrë Gjesti dhe e kam parë se si ajo nga dita në ditë, i nënshtrohej Gjestit, shkonte me vulllnet të lirë drejt tij deri në pikën pastaj që e pamë që iu ul në gjunjë dhe i thoshte ‘Më fal’ derisa kaloi në atë ekstremin që edhe asaj nuk i bëri më mirë.