“Nuk di të lexojë”/ Plas keq në emision, avokati i Belerit përplaset ashpër me gazetaren: Kaluat në fyerje

by editor

Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari dhe gazetarja Anduena Llabani u përfshinë në një debat për çështjen “Beleri” në emisionin “360 Gradë.

Advertisements

Gjyzari tha se “nuk di të lexojë” për gazetaren, ndërsa shtoi se kaloi në fyerje ndaj Belerit.

Advertisements

Këto deklaratat u kundërshtuan nga gazetarja Llabani, e cila tha se misioni i saj si gazetare është të informojë publikun.

Pjesë nga debati në studio:

Gjyzari: Beleri po goditet një personazh i fortë. Media jo vetëm që informon por edhe edukon. Unë ndoqa emisionin e mëparshëm dhe pashë që gazetarja nuk di të lexojë dhe kaloi në fyerje.

Llabani: Kush janë mediat që paguhen? Misionin më të vështirë e kam unë si gazetare, për të informuar publikun. Nëse ju mbroni interesat e mikut dhe të pandehurit tuaj, unë nuk i shërbej subjekteve politike, dhe nuk jam as gazetare politike.

Gjyzari: Ligji për mediat audiovizive… ligj ka, por nuk interpretohet.

Llabani: Mua po më konsiderojnë si mafie.

Gjyzari: E drejta e informimit ka një kufi. Kufiri juaj është informimi pa shkuar në dinjitetin.

You may also like