Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’.
Advertisements
Berisha u shpreh se do të publikojë çdo dokument përveç atyre intime, duke shtuar se “të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë”.
Advertisements
Kryedemokrati theksoi se nuk do të kursejë asnjë njëri.
Sali Berisha: I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.
Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre. Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë. Nuk do të kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madh ti dalësh Zot një blerje të pamenduar rrobash 870 mijë euro.
Kreu i qeverisë, gjatë mbledhjes së Grupit të PS, ditën e sotme lexoi mesazhin e një qytetari digjital, ku shkruhej se një magjistrat i ka dhënë dosjen e Toyota Yaris, Sali Berishës dhe kërkoi hetim nga SPAK.
“Si kanë përfunduar në monologët e bufit të kënetës mqs është vendim i ndaluar për publikim dhe dihet kush e ka marrë”, tha Kryeministri.
Edi Rama: Nuk mund të mos e lexoj tani një mesazh që më erdhi mbrëmë. Nuk është qytetar digjital, por është me emër dhe mbiemër.
Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin nga dje sot dhe si vijim. Unë jam një dashamirës brenda vathës, ku një i quajtur X Y nuk po ja them emrin merr urdhra nga një i quajtur X Y nuk po ja them emrin. Janë emra konkretë këta. Ka edhe diçka tjetër që nuk e thatë. E bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë, pse dy javë, një muaj më parë psh. Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar, i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët njësoj si prokurorët krahës shorteve elektronike për menaxhimin e punës organizohen edhe për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevoje të trajtohen përmes veprimeve të menjëhershme. Që natyrisht kjo është për ngjarje alarmante, duhet ta marrim ta bëjmë. Jo Nesti, Nesti ishte aty që në shkurti e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari dhe ju informoj se gjyqtaret e tjerë nuk kanë pranuar që ti rrinte masës për arrest.
Sepse gjyqtari mund të zbusë masën e kërkuar nga prokurori jo ta ashpërsojë, por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, keni garantuar 100% e vulosjen e kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si kolegë zyre me…këtë emri nuk po e them sepse e kemi deputet, kur ministër ishte Eduard Halimi, pastaj përfundoi në GJKKO. Ky edhe një tjetër, X, Y nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremist i djathtë kanë trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS-së, ata e kanë kaluar cakun e gjyqtarit për kërkesat paraprake duke bërë konsiderata që ligji nuk ua lejon dhe duke kërkuar ashpërsimin e masave të kërkuara nga prokurorët, psh të hetohet edhe për këtë vepër, të hetohet edhe ky, ose do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga Prokuroria,. I tillë është edhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet juristëve. I njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për dosjen Toyota Yaris. Uh uf, qytetarët digjital janë hall i madh, vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalimin publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën, por përkundrazi bën të kundërtën për rastet kur duhet të përbalten njerëzit e PS për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre.
Por ama ditën 1 vendimin e pati në dorë prap njëri që e kemi në Parlament dhe tani e ka bufi i kënetës, që i lexon shqiptarëve komunikime nga EnchroChat në Parlament dhe të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqësor të ndaluar për tu përhapur e publikuar. Ku jemi këtu ne? Është vepër penale, pra bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që se kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrin në dorë të këtij dhe atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë.
Tani këtu, Altin Dumani të kërkoi gjurmë e vendimit të Toyota Yaris dhe ti thotë publikut si kanë përfunduar në monologët e bufit të kënetës mqs është vendim i ndaluar për publikim dhe dihet kush e ka marrë.