Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, teksa ka qenë duke performuar live me rastin e festave të fundvitit, ka pësuar një incident ku si pasojë ka thyer këmbën.
Advertisements
Lidhur më këtë situatë ajo nuk pati bërë asnjë reagim publik, gjersa mbrëmë (5 dhjetor) ajo dha një shpjegim për gjendjen e saj shëndetësore dhe jo vetëm, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Advertisements
Manjola u shpreh se e gjitha kjo ndodhi pasi një fëmijë i ishte ngatërruar nëpër këmbë dhe më qellimin e mirë për mos ta vrarë, këngëtarja i kishte dhënë trupit të saj mbrapa dhe ishte rrëzuar.
“Ne datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbeve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë. Fëmija jo vetëm që nuk u lëndua,por vazhdoi te festonte bashkë me familjen.”
Këngëtarja gjithashtu nuk nguroi të përmendte dhe komentet negative që kishte marrë gjatë gjithë ketyre ditëve teksa u shpreh se: “Nuk doja ta bëja fare këtë postim, siç edhe e tregon fakti që nuk kam shkruar asgjë për çfare më ka ndodhur, prej ditesh! Së pari, sepse ndryshe nga çfarë duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk më pëlqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti mërzis njerëzit që dua për vëmëndje e klikime, për më tepër në ditë festash! Se dyti, e kam thënë që sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetëm me ata qe janë njerëzit e shpirtit, familja dhe miqt e vërtete! Prandaj kam një post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetëm te qesh!” Tani po reagoj vetëm te shmang spekulimet që kam lexuar ( E zuri femijen, shtikllat 🤦♀️) dhe ta sqaroj vetë siç ishte situatën!”
Ndër të tjera Manjola u shpreh se edhe pse nuk mundi të ngrihej në këmbë pas incidentit, vazhdoi të performonte ulur për 50 minuta për të respektuar njerëzit që kishin ardhur të festonin nën praninë e saj.
“Edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në tokë, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur (50 min) në karrige. Kjo, per te respektuar faktin që ata njerëz kishin zgjedhur të festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot më të ecja.Me ndihmën e njerëzve të mirë aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahë në urgjencën e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli,” u shpreh ajo.
Për gjendjen e saj aktuale shendetësore Valbona tregoi se këmbën e ka të thyer dhe do të marrë për 6 javë kujdesin e nevojshëm.
Postimi i plotë:
Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar ( E zuri femijen, shtikllat 🤦♀️) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige.
Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr Arben Veselaj . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane. Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen , @vjosataipi etj🙏Po ashtu ata qe me kane telefonuar,shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare. Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere shume pune artistike me vlere, por “vemendjen e nje rrezimi” nuk e konkurojne dot kurrsesi🤷♀️Per fat te keq me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare- “Vdis pa te te dua!”
E prap dua ta mbyll duke ju uruar te gjitheve vit me shendet te mire🙏🫶🏻