“Nuk duhet të quhen k*rva vajzat nën 18 vjeç që…”/ Ina Kollçaku: Çdo një njeri që e shtyn apo i bën një propozim…

by editor

“Unë mendoj që një vajzë e vogël, çfarë do që të bëj, apo çfarë do eksperimenti që të bëjë…”

Ina Kollçaku ishte mëngjesin e kësaj të enjte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur në lidhje me Jeffrey Epstein.

Advertisements

“Dosja është shumë e qartë, të paktën profili që ka Epstein është shumë e qartë që është ai i një pedofili preferencial. Një pedofil preferencial zakonisht e ka shumë të qartë moshën e viktimës, gjininë, dhe nuk para del. E në gjithë profilin e Epstein ne shohim që profili është vajza 13 deri në 16-vjeçare. Kishte një preferencë përmoshën 14-vjeçare që ishte edhe shumica”, tha Ina në lidhje me Epstein.

Ndërkohë psikologia deklaroi se vajzat minorene që shkojnë për favore, nuk duhet që të quhen k*rva apo prostituta.

Advertisements

Sipas Inës, ky nuk është një term që nuk duhet të përdoret dhe diçka e tillë është e frikshme. Gjithashtu ajo nënvizoi se vajzat nën moshën 18 janë fëmijë dhe se duhet marrë më abuzuesit e tyre.

“Unë kam një problem me fjalën ‘prostitucion’ për sa i përket vajzave minorene. Do të thoja një fjalë tani po jemi në televizion, po të isha në radio do ta thoja.

Advertisements

Por kam një problem edhe me fjalën që fillon me k… për vajzat minorene, sepse mendoj që nuk është e drejtë dhe nuk është termi i duhur.

Unë mendoj që një vajzë e vogël, çfarë do që të bëj, apo çfarë do eksperimenti që të bëjë, është shumë e frikshme që një njeri ta quaj prostitutë apo çdo ofendim tjetër që shkon apo nuk shkon me lekë.

Ajo është një fëmijë, dhe çdo një njeri që e shtyn apo i bën një propozim të tillë, është duke abuzuar”, tha Kollçaku.

You may also like