“Nuk e di, të flas me shefen”/ Si kompania e Elman Abules i paguante faturat shoqërisë së Ajola Xoxës

Një tjetër episod me interes për prokurorinë e posacme është dhe zbulimi si shoqëria “Sapienta” ka për objekt të aktivitetit të saj tregtar edhe ofrimin e sherbimeve për konsulencë ligjore.

Advertisements

Duke patur këtë kapacitet ekspertize, kjo shoqëri e krijuar për të ofruar shërbime konsulence ligore paguan
shifra të konsiderueshme në favor të një shoqërie tjeter që ka për objekt të njëjtën fushë aktiviteti, ate të shërbimeve ligjore, pra “Partners Law” shpk.

Advertisements

Pa përmendur këtu që do të ishte më e arsyeshme dhe e besueshme që edhe “Rametal” shpk, në pronësi të Elman Abules të shfrytëzonte ekspertizën ligjore të shoqërisë “Sapientia” shpk, në pronësi të bashkëshortes së tij Marisa Nito.

Shfrytëzimi i një mundësie të tillë me siguri do rezultonte në fund edhe në uljen e shpenzimeve “astronomike” të treguara më poshtë, të bëra nga “Rametal” dhe “Sapientia” shpk në vetëm 2 vite, vetëm për konsulenca ligjore.

Në vijim, ekonomistja e “Rametal” shpk i thotë se për “Sapienten” do të kete konfirmimin javën e ardhshme, por në këtë pikë i kërkon nje “nder”. Ekonomistja i kërkon Adela Kondakçiut

“Por të lutem faturën e fundit te datës 07.09 mundeni ta bëni me Rametal? Meq» akoma nuk ishte mbyllur muaji.”

Pra, rezulton qartë që edhe nëse do pranojmë që ka patur vërtet një shërbim nga shoqërite e kontrolluara nga
Ajola Xoxa, në rastin konkret nga “Partners Law” shpk, ky shërbim nuk ka qenë ofruar për “Rametal” shpk, por duket për një nga shoqërite e tjera të kontrolluara nga bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito.

Pasi e saktëson për cilën faturë bëhet fjalë, dmth atë të lëshuar nga Partners, Adela shprehet dakord per ta bërë për Rametal.

Kjo rezulton akoma më qartë kur Adela i thotë: FATURËN E MODIFIKOVA.

Më pas i kërkon edhe likuidimin e një fature nga Sapienta në vlerën 3.000 Euro, e cila ka mbetur nga vitet e kaluara.

Ekonomistja ia konfirmon vlerën e vjetër prej 3.000 Euro dhe i thotë: dhe 12 këtë vit.

Duke iu referuar faturës që është bërë ditën e sotme (datë 21.09.2023) për “Rametal” shpk, pasi i ka kërkuar ta modifikojë atë.

Faqen 24- 26, ekonomistja interesohet nëse ka akoma fatura të paprera për “Rametal” shpk dhe Adela i përgiigjet në
fagen 27 se ajo nuk ka anjë faturë për ta prerë.

Ekonomistja i përgjigiet: Qartë. Megjithatë, Adela i përgjigjet se do flasi njëherë me shefen, se nuk e di nëse e kanë diskutuar.

Pas kësaj, ekonomistja i kërkon një kartelë dhe ajo nga ana e “Rametal” shpk po bën gati të tyren.

Pra, rezulton e qartë se vetë “Rametal” shpk interesohet nëse ka pagesa të tjera për të berë në favor të shoqërive të shtetases Ajola Xoxa.