“Nuk e ka hallin për Dropullin e as Finiqin, por…”, Artan Hoxha ‘zbërthen’ skenaret e Greqisë: Ja pse kërkohej me insistim betimi i Belerit para nisjes së censusit

by editor

Gazetari Artan Hoxha shpjegoi në një studio televizive situatën ligjore në të cilën ndodhet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Advertisements

Së pari, ligji e përcakton qartë: nuk i hiqet e drejta. Nëse nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë ose nëse tërhiqet vetë nga betimi si kryebashkiak.

Advertisements

Së dyti, Edi Rama nuk mund ta shkarkojë sepse nuk e ka marrë detyrën. Nuk është betuar. Rama nuk shkarkon dot një njeri që nuk e ka marrë detyrën zyrtarisht. Ky është problemi. Kjo situatë është as mish as peshk.

Në lidhje me censusin e popullsisë, Hoxha tha se Greqia ka kërkuar më insistim betimin e Belerit, në mënyrë që përmes kompetencave si kryebashkiak ai të përcaktonte grupet e anketuesve në terren.

Para se të fillonte censusi ne kemi denoncuar faktin se ka zona ku Greqia pretendon numër më të madh se ai real i komunitetit grek. Nuk e ka as për Dropullin as për Finiqin, por e ka për Himarën dhe Konispolin. Greqia para se të bëhej fushata elektorale në Shqipëri kishte kërkuar këtë gjë: që e gjithë bërthama që kishin në territorin shqiptar të kishte pjesëmarrje në census dhe të rritej numri i personave me kombësi greke. Për Himarën mjafton të deklarohen 300 veta grekë. Greqia kërkonte që Beleri të bënte betimin para censusit sepse mund të delegonte zgjedhjen e grupeve në terren. Greqia sot është shumë e shqetësuar sepse ata thonë se të dhënat e Himarës dhe Konispolit janë jotransparente.

You may also like