“Doja ta ndihmoja, nuk e kam ngacmuar s*ksualisht, por…”- Zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u denoncua nga nëna dhe i mituri!

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit në burg për 45 vjeçarin Aleks Ago, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçar nga një fshat i Devollit.

Advertisements

Ka qene vetë i mituri i cili dy ditë më parë së bashku me nënën në praninë e një psikologu ka denoncuar në komisariatin e Devollit 45 vjeçarin duke thënë se ai e ka prekur në disa pjesë të trupit.

Advertisements

Sipas dëshmisë së 15 vjeçarit ky ka qenë rasti i 3-të i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar lek.

45- vjeçari u arrestua menjëherë nga policia ndërkohë ditën e sotme prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg gjë që u pranua nga gjykata e Korçës.

Nga ana e tij, Aleks Ago e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në këtë situatë. Ai ka thënë para trupit gjykues se 15 vjeçarin nuk e ka ngacmuar por pretendon se e ka ndihmuar për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë 5 vite me parë. Ai ka thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar ti afrohet për ta ndihmuar qoftë me lek apo ushqime.

Do të jetë prokuroria që do të hetojë në vazhdimësi mbi rastin për të zbardhur gjithë ngjarjen.