Nuk e keni parë asnjëherë kështu! Pamela Anderson shfaqet pa make-up në publik (FOTOT)

by editor

“I vura re të gjithë njerëzit që e tepronin me grimin dhe tani, më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode”

Advertisements

Pamela Anderson është shfaqur së fundmi pa pikë make-up në fytyrë në prezantimin e koleksionit të veshjeve të grave Isabel Marant Pranverë/Verë 2024, si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Advertisements

Aktorja e famshme kishte vendosur që t’i rrinte besnike vendimit të saj për të mos përdorur makijazh në daljet e saj publike

Nga ana tjetër, 56-vjeçarja kishte zgjedhur një look të thjeshtë, me flokë të lëshuara dhe sigurisht pa grim. Duke folur për vendimin e saj për të adoptuar një pamje më natyrale, Pamela u shpreh se:

“I vura re të gjithë njerëzit që e tepronin me grimin dhe tani, më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode”.

Ndërkohë kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë dhe e kishte kombinuar me një palë taka nude.

You may also like