Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është drejtuar zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur “Lubi Loti”. Berisha tha se Balluku, e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë se ka sjellë modelin e lotëve, duke ndarë 13 km rrugë në 14 kontrata koncensionare.
Advertisements
“Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013 të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë. Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani. Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? Hë Niko, thuajeni pak, se drejton mbledhjet aty. Ose vij unë tua them në mbledhje, sepse përfaqësoj unë elektoratin socialist, jo ti”, tha Berisha.
Advertisements