“Nuk e rekomandojmë në mënyrë të shpeshtë”, ekspertja ngre shqetësimin mbi përdorimin e pilulave për parandalimin e shtatzanisë: Nuk janë të mira, një hormon që…

by editor

Vajzat e grupmoshave nga 18 deri 24 vjeç janë ato që përdorin më shpesh pilulat e emergjencës, një medikament oral që përdoret për parandalimin e një shtatzanie të padëshiruar.

Advertisements

Farmacistja Elda Zavalani thotë se kërkesa për përdorimin e saj ka, pavarësisht ndërgjegjësimit të moshave të reja mbi metodat kontraceptive. Por përdorimi i shpeshtë i tyre nuk rekomandohet pasi japin edhe efekte anësore.

Advertisements

Farmacistja thotë se efektiviteti i këtyre pilulave është i lartë.

“Mund ta marrësh sa herë të kesh nevojë, por nuk e rekomandojmë në mënyrë të shpeshtë sepse edhe vitaminat po të përdorësh shpesh nuk janë të mira jo më një hormon që i fut organizmit”, shprehet farmacistja.

Sipas mjekëve gjinekologë, nuk rekomandohet përdorimi i këtyre pilulave pa konsultën e një mjeku të fushës, pasi ky medikament mund të sjellë pasoja në sistemin riprodhues të vajzave e grave.

You may also like