Eftuar në emisionin “Pardon My French” këtë javë ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Advertisements
Kush janë finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” sipas Livias?!
Advertisements
Nga ana e Gjestit nuk ka dashuri. Gjesti ka gjetur një person që e do fort, po. Ama dashuria është gjë tjetër, vetë e ka pranuar me fjalët e veta që nuk kam ndjenjë. Egli mund të ketë rënë në dashuri sepse ka pasur gjeste nga ana e Gjestit, tani ta flasim një puthje e kemi parë të gjithë. Kështu që nuk është se puthen dy shokë në atë mënyrë.
Kur Jonida i tha se puthja ka ndodhur gjatë shfaqjes së “Katedrales së Parisit” Livia u shpreh se ka ndodhur më parë në Dhomën e Rrëfimit. Kur Jonida u shpreh se të gjithë kemi menduar se ajo puthja është dhënë mbrapa, Livia tha:
Ajo që është dhënë në transmetim po, por që janë afruar e ka pranuar edhe Egli vetë tek statusi.
Çfarë mendimi ka Livia për rikthimin e Eglit dhe si po i duket ajo në raport me banorët e tjerë?
Unë e kam thënë që e kam pasur mundësinë që të flisja me Eglin para se ajo të futej. Ne të dyja e lamë sikur ajo nuk do të futej sepse është hip se të vrava dhe zbrit se të vrava nga ana e komenteve të njerëzve. Nuk e di, nuk më pëlqen vetëm pjesa që është duke luajtur me shumë informacione nga jashtë, nuk jam dakord me sulmin që po i bën Rozanës, nuk ka aspak lidhje.