Teksa kanë kaluar plot 12 vite nga aksidenti i rëndë, bota ende nuk di asgjë për shëndetin dhe gjendjen shëndetësore të pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher.
Advertisements
Familja e gjermanit ka vendosur që të qëndrojë diskrete, duke mos lejuar asnjë informacion të dalë në publik. Megjithatë, kurioziteti i njerëzve vetëm shtohet dhe së fundmi, gazetari i RTL Felix Gerner ka folur për shëndetin e Schumacher.
Advertisements
Sipas Gerner, i cili ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me familjen Schumacher, legjenda gjermane e F1 nuk është në gjendje të komunikojë verbalisht.
“Situata është shumë e rëndë. Michael kërkon kujdes të vazhdueshëm, është vazhdimisht i varur nga ata që e ofrojnë atë dhe nuk mund të komunikojë më verbalisht. Për momentin, maksimumi 20 persona mund t’i afrohen. Për mendimin tim, kjo është strategjia e duhur. Familja operon me interesat më të mira të Michael. Ata e kanë mbrojtur gjithmonë atë dhe kjo nuk ka ndryshuar.”- tha ai.
Gjatë aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013, ish-piloti i F1 u rrëzua dhe pësoi goditje në kokë, duke marrë dëmtime të rënda.