Nuk ka homazhe për Dwamena-n, Egnatia respekton kërkesën e familjarëve të tij

by editor

Nuk je asnjëherë gati t’i japësh lamtumirën dikujt, por tani është koha që Raphael Dwamena të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Ganë.

Advertisements

Klubi i Egnatias nuk ka bërë homazhe, duke respektuar kërkesën e familjen së tij.

Advertisements

Ndonëse një natë më parë klubi rrogozhinas njoftoi për ditën e hënë që do të kishte homazhe në orën 13:00, gjithçka u anulua pas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, trupi i të cilit do të riatdhesohet për në Ganë e më pas do të prehet në vendlindje.

Dwamena tashmë është pranë Zotit, që e donte më shumë, ndoshta duke luajtur me ëngjëj të tjerë në hollin e parajsës. Futbolli do të vijojë të luhet si gjithnjë, por t’i do të mbetesh në mendjen dhe zemrat tona.

Lamtumirë Raphael Dwamena! Lamtumirë kapiten!

You may also like