Disa lëkundje të njëpasnjëshme tërmetesh gjatë fundjavës në Greqi, kanë rritur vëmendjen e sizmologëve. Nga mëngjesi i së shtunës e deri më tani mediat greke shkruajnë se janë regjistruar 73 tërmete, ku magnituda më e madhe është 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Advertisements
Profesori i Gjeologjisë Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore Efthymios Lekkas, ka shpjeguar se po përpiqen të kuptojnë këtë fenomen.
Advertisements
“Po provojmë disa gjëra, për rezultatet e të cilave do të jemi të sigurt nëse kalojnë edhe disa orë. Për momentin lëkundjet sizmike kanë qenë të kufizuara, dhe ne po e monitorojmë fenomenin, megjithatë theksojmë se nuk duhet të ketë vend ende për t’u shqetësuar”, ka thënë ai.
Ndërsa drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, ka thënë se për shkak se ka pasur dy tërmete të së njëjtës madhësi në të njëjtën zonë prej 4.5 Rihter, duhet treguar kujdes, por pa pasur ndonjë arsye për shqetësim të veçantë”.