‘Nuk kam besim te Luizi’, Ledion Liço flet për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’: Tek Olta Gixhari…

by editor

I ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Ndryshe” ishte drejtori i Top Albania Radios, Ledion Liço i cili njëkohësisht është edhe producenti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Ledioni ka treguar më shumë për pritshmëritë e tij rreth filmit dhe risitë që do të vijnë…

Advertisements

Ku do të shkojë Top Channel me risinë e departamentit të ri të filmit?

Advertisements

Qëllimi është që të shkojë gjatë. Është një strukturë që është ngritur me premisat e diçkaje të qëndrueshme, por që do të varet shumë nga suksesi i filmit tonë të parë. Unë mendoj që është kasti më i mirë i mbledhur ndonjëherë për një film në Shqipëri të atij zhaneri.

 

Advertisements

A janë Luizi me Oltën ata që do e shesin filmin?

Mendoj që Luizi me Oltën do ta shesin filmin, kjo është e pakundërshtueshme. Ato janë grepi për të sjellë njerëzit në kinema, por unë jam i bindur që njerëzit do dalin nga kinemaja jo vetëm me Luizin dhe Oltën.

Skenari a të ka pëlqyer?

 

Skenarin unë e kam parë në disa faza dhe e kemi ndryshuar me Kolon. Skenarin unë e kam lexuar një vit e gjysmë më herët. Më ka pëlqyer për faktin që më ka bërë për të qeshur me lexim të parë dhe kam qeshur mbi 3 herë.

A ke siguri tek Koloreto Cukali si regjisor i ri?

Jo, nuk kam siguri te Kolo si regjisor, nuk kam siguri te vetja si producent, nuk kam siguri tek Rezart Gurashi si drejtor fotografie sepse ne nuk kemi bërë ndonjëherë film, kjo është hera jonë e parë.

Tek cilët njerëz ke besim?

You may also like