Dy këngëtarët e njohur korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë humbur babain e tyre ditën e sotme.
Advertisements
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vetë dy artistët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thonë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë fort e mirë.
Advertisements
Sipas këngëtarëve korçarë, mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë fakti që ata nuk kanë asnjë kujtim me të atin e tyre, madje asnjë foto. Ata theksojnë se janë rritur nga nëna e tyre, por sipas tyre, gjaku nuk bëhet ujë.
“Përshëndetje familjare, shoke, miq dhe fansa te kësaj faqeje te madhe! Ju bëjmë me dije, se sot dt 12.6.2024 ndërroi jetë babai jone Serafin Prifti. Sido ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% te gjakut të Tij. Ne nuk kemi asnjë kujtim me te:.. asnjë foto…! E dhimbshme por e vërtetë.
Advertisements
Për shume njerëz ndoshta duket i çuditeshim ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun që na bëri kokën…! Ne jetuam, u rritem dhe u shkolluam me nënën tonë heroinë, që sakrifikoi jetën e Saj për të tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua të shkruaj më tepër në këtë ditë humbjeje. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00”, shkruajnë Endri dhe Stefi Prifti.