Shaban Murseli ka deklaruar se nuk kishte dashuri si e djalit të tij dhe Liridonën, duke theksuar se nuk asnjë arsye pse Naim Murseli mund të porosiste vrasjen e 30-vjeçares. Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ai deklaroi se i biri dhe Liridona Ademaj ishin njohur me dashuri dhe marrëdhënia e tyre ishte e shkëlqyer.
Advertisements
Ai ka hedhur poshtë pretendimet se vrasja e 30-vjeçares, është porositur për shkak të sigurimit të jetës së saj në Suedi, duke theksuar se Naimi mund ta ketë ndërmarrë këta akt vetëm nëse “jeta e tij ka qenë e rrezikuar”.“S’kishte dashuri si e tyre. Jam i shokuar, këtë mund ta pohojë edhe vetë familja Ademaj. Janë martuar me dashuri.
Advertisements
Marrëdhënia e tij ishte e shkëlqyeshme, jo e mirë. Arsyeja vrasjes është pyetje 1 mln dollarëshe. Ishte shumë i përkushtuar ndaj saj.
Gjithë kohës ai thoshte vetëm “Lili, Lili”. kam frikë mos ka qenë jeta e tij e rrezikuar, se ndryshe s’ka asnjë arsye tjetër.
Pyetjes se kush mund ta kërcënoj, u shpreh: “Është marrë me biznese e politikë. Nuk e di, këtë gjë e di ai”, deklaroi Shaban Murseli.
Ndërsa shtoi: “Ka punuar në një kompani të madhe sigurimesh në Suedi. Nuk i besoj versionit që sigurimi mund të jetë arsyeja e vrasjes”