Nuk “kursehen” autoritetet maqedonase! Pas tragjedisë me 59 viktima arrestohen bashkëshortja dhe vajza e pronarit të “diskos së vdekjes”

Tragjedia në Koçan ku 59 të rinj humbën jetën pasi diskoteka ku dhe ata po festonin u përfshi nga flakët ka “ngritur në këmbë” autoritetet.

Advertisements

Mësohet se përpos pronarit të klubit të natës “Puls”, Dejan Novanoc Deko, në pranga kanë rënë dhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Advertisements

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë bashkëshortja dhe vajza e pronarit janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Thuht se licenca e falsifikuar për funksionimin e diskotekës, e cila ishte lëshuar gjatë kohës së ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ishte marrë nga vajza e Jovanovit.

Ndërkohë, policia është duke zhvilluar kontrolle në të tjera biznese të Dekos. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim. Dejan Jovanov Deko kishte marrë me qira diskotekën “Puls” ku gjatë orëve të para të mëngjesit të 16 marsit ra një zjarr i frikshëm i cili u morën jetën 59 të rinjve.

Deko mësohet se kishte në pronësi edhe kafenenë “Klasik” në qendrën tregtare në Koçan, si dhe degën e Cargo Express për Koçan dhe Vinicë.

Në një nga këto biznese qytetarë të shumtë “zbarkuan” pas tragjedisë ku dhe shkatërruan gjithçka që u doli para.