“Nuk mendoja se do qëndroja as 16 orë”/ Gjesti flet për lojën në BBVIP4: Kur të dal do të jem një Besart tjerët!

Teksa edicioni i katërt i “Big Brother VIP” po i afrohet finales së madhe më 19 prill, banorët kanë filluar të reflektojnë mbi rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

Një ndër ta, Gjesti, ndau me publikun disa nga mësimet më të rëndësishme që ka marrë gjatë këtij formati.

Advertisements

“Kam mësuar që në sfidën që e kam pasur me qëndruar 16 orë, nuk e kam menduar se do ta bëja. E kam pasur gjithmonë durimin si armën time më të fortë, por nuk e dija se e kisha kaq shumë”, tha banori.

Gjesti shtoi se gjatë këtij udhëtimi ka përmirësuar edhe mënyrën e tij të të sjellurit me të tjerët:

“Kam mësuar si të dua, si të sillem me njerëzit. Kam mësuar të jem i fortë. Do të dal nga kjo shtëpi një Besart më i përmirësuar”.