“Nuk mund të artikulojë”/ Orë të vështira për Fatos Nanon, mjekët ndryshojnë strategji

Ish-kryeministri Fatos Nano është duke luftuar me jetën, ndërsa gjendja e tij vijon të jetë e rëndë. Siç e kishin paralajmëruar një ditë më pare, mjekët që po ndjekin Nanon kanë ndryshuar strategji.

Advertisements

Mësohet se mjekët e kanë hequr nga intubimi dhe kanë vendosur ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.

Advertisements

Mjekët kanë bërë një ndërhyrje duke hapur rrugën e sipërme respiratore, nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator. Kjo është një procedurë e nevojshme tek pacientët që kërkojnë ventilim të zgjatur artificial. Sipas mjekëve, ai është i vetëdijshëm, por nuk mundet të artikulojë.