‘Nuk mundem më’! Dea Mishel e mërzitur pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë

by editor

Disa ditë më parë, Dea Mishel ndau me ndjekësit e saj në Instagram se ishte përballur me disa prej frikërave të saj më të mëdha për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë.

Ish-banorja e edicionit të dytë të BBV ka treguar se pas vizitave të shumta, asaj i është dashur të kryejë një operacion që ka zgjatur mbi katër orë.

Ndërkohë që fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë për moderatoren, ajo nuk ka harruar pa falenderuar të gjithë stafin mjekësor që është kujdesur për të si edhe familjarët që i kanë qëndruar afër.

Moderatorja, e cila tashmë është rikthyer në shtëpi dhe po rikuperohet, duket se po has vështirësi të shumta me marrjen e ilaçeve.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në profilin e saj në Instastory një fotografi, ku shihet të ketë bërë gati ilaçet e copëtuara për t’i konsumuar.

Advertisements

“Mëngjes i bukur duke ndarë ilaçet në pjesëza të vogla se nuk i pi dot më, nuk mundem. Do i hedh nga balloni”, shkruan Dea bashkangjitur postimit të saj.

Advertisements

Moderatorja ka ndarë gjithashtu edhe foto se si është gjendja e saj mbas operacionit, duke shkruar:

“Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”

You may also like