Nuk ndalen e reshjet e dëborës, bllokohet aksi bypass-Qafë Murrizë, rrugët që kalohet me zinxhir

by editor

Ditën e sotme reshjet e shumta të dëborës në Dibër kanë bërë që aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë të bëhet i pakalueshëm.

Advertisements

Përmes një njoftimi, Policia njofton se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e borës.

Advertisements

Gjithashtu Policia njofton se akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Njoftimi i Policisë:

Dibër-Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

You may also like