Deputeti Luan Baçi dhe gazetari Martin Leka kanë debatuar në një emision, edhe për momentin në protestën e fundit të opozitës në Kuvend dhe jashtë tij, ku demokrati pretendon se një nga efektivët e policisë së shtetit i vendosi pistoletën për ta kërcënuar.
Advertisements
Teksa deputeti opozitar bëri një përmbledhje të të gjithë incidentit, shtoi se nuk ishte penduar për veprimin e tij, teksa dënoi ashpër dhe provokimet e mazhorancës që po çojnë në skenare të tilla.
Advertisements
“Ajo që ndodhi, edhe pse u bë lajm i ditës, nuk është i papritur. Është në vazhdën e provokimeve ndaj opozitës që bën mazhoranca. Prej 4 vitesh kemi një skenar të mazhorancës duke goditur opozitës. Ajo gjen rrugë për konfrontim për anormalitet, jo vetëm në kuvend, por kudo. Edhe ajo që ndodhi të enjten ishte një rast i dukshëm. Unë pashë të gjithë ngjarjen madje i mora kapelën policit dhe ia hodha në fytyrë. Përplasja ndodhi rastësisht pasi protesta kishte mbaruar. Papritur FNSH bllokoi rrugën. Polici, i tensionuar ka hapur xhaketën dhe ma tregoi mirë pistoletë, me një urrejtje. Unë nuk e di çfarë i thashë, por isha i tensionuar. Nuk jam penduar për veprimin. Pati një agravim të situatës. E turpshme ajo që tha ministri që policia ishte pa armë”, tha Baçi.
Ndërkohë, gazetari Leka shtoi se shfaqje të tilla nuk e ndihmojnë opozitën të marrë votën e elektoratit gri, ndërkohë që u shpeh se kauza e vetëm e PD në këto momente është Sali Berisha dhe lirimi i tij.
Advertisements
“Situata e sotme është ndryshme nga ajo e viteve të kaluara. Mendoj se Shqipëria ka ndryshuar, por ai që nuk ka ndryshuar është lideri i PD, Berisha. Kauza e PD është vetëm një Sali Berisha dhe lirimin i tij nga burgu. Por kjo gjë nuk i jep vota Sali Berisha. Shtresa gri nuk i jep asnjë votë. Ka disa qëllime agravimi i situatës nga PD. Ajo që quhet mosbindje civile është një amalgamë e madhe. Unë do të doja që ajo skenë nuk ju nderon. Unë mendoj që mund të ketë dhe militantë që të thonin ta vrisje policin. Por nuk e keni luftën me gardën e republikës”, tha Leka.