“Nuk shijohet leku vetëm me një grua”, Mandi Nishtullës: Burri të ketë 7 kurora

by editor

Këngëtari Mandi Nishtullës ka habitur me deklaratën e tij duke zbuluar shifrën se sa lekë fiton në muaj nga klikimet, ndërsa tha se me këto lekë nuk ishte i kënaqur.

Advertisements

“Më të voglën që marr 40k. (40 mijë euro)”, tha ai në emisionin “Më lër të Flas”.

Advertisements

Ndërsa i pyetur a je i kënaqur me këtë shumë, ai u përgjigj jo, duke dhënë edhe arsyetimin.

“Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai.

Mandi gjithashtu ka një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua.

“Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, nuk do futet Shqipëria në kurorë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet”, tha këngëtari.

“Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra. E falënderoj që pa lejen time i dërgon lekë fëmijëve të mi”, tregoi artisti.

You may also like