Nuk u pa në TV, ja kush ishte burri me të zeza që u përqafua me Ramën dhe Çuçin në Kuçovë (Foto)

by editor

U inaugurua sot në Kuçovë baza e NATO-s ku krahas fjalimeve pati edhe spektakël të avionëve si edhe helikopterëve e dronëve që do të jenë në shërbimin e Shqipërisë.

Advertisements

Të pranishëm ishin drejtues të lartë të vendit, ndërsa gjatë ceremonisë u vërejt edhe një afrimitet i Kryeministrit Edi Rama me një person që qendronte pranë dronëve “Bayraktar”.

Advertisements

Mësohet se personi, me të cilin Rama u fotografua dhe më pas përqafua, është Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë turke “Baykar” që prodhon dronët që ka marrë në përdorim Shqipëria.

Haluk Bayraktar duket se ka udhëtuar vetë sot për të bërë dorëzimet. Me të është parë të takohet edhe Bledi Çuçi, ish-ministri i Brendshëm i cili gjatë kohës kur ushtronte këtë detyrë udhëtoi në Ankara për të parë nga afër dronët inteligjentë teksa qeveria shqiptare po negocionte termat e kontratës me Turqinë.

Ai është vëllai i Selçuk Bayraktar, i cili është martuar me vajzën e Presidentit Erdogan, Summeye.

Selçuk Bayraktar konsiderohet si truri i teknologjisë së dronëve në Turqi, i cili pas studimeve në Amerikë u kthye dhe nisi provat për prodhimin e tyre më shumë se një dekadë më parë. Selçuku është tani në Parlamentin e Turqisë dhe ka statusin e dhëndrit të Presidentit Erdogan, ndërkohë që përfaqësimin e kompanisë ia ka lënë vëllait të tij, Halukut.

You may also like