Numër rekord vjedhje banesash e sende me vlerë brenda pak ditësh, kapet “skifteri” shqiptar në vendin fqinj

by editor

Numër rekord vjedhjesh banesash e sende me vlerë brenda pak ditësh, kapet “skifteri” shqiptar në vendin fqinj

Advertisements

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke mbrëmjen e djeshme. Arrestimi i tij ndodhi në Kastri të Igumenicës. Sipas mediave greke shqiptari që nga fundi i tetorit kishte kryer një numër të madh vjedhjesh në zonë.

Advertisements

I arrestuari është lokalizuar në një zonë të pyllëzuar nga një ekip special i policisë që ishte ngritur për këtë qëllim, pas kontrolleve të kujdesshme, në kuadër të hetimit të vjedhjeve të ndodhura në zonën e gjerë të Igumenicës.

Siç rezultoi nga hetimet policore, nga data 21 tetor deri në ditën e djeshme, 36-vjeçari kishte kryer shtatë vjedhje banesash, nga ku kishte marrë sende me vlerë prej 50700 euro dhe një shumë prej 1640 eurosh. Gjatë arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar sende me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune.

Advertisements

Gjithashtu u konstatua se ai kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërkohë që ndaj tij ishte në pritje të një urdhër-arresti. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij për vjedhje të dalluara dhe shkelje të legjislacionit për të huajt është dërguar në Prokurorinë e Thesprotisë.

You may also like