Numërohen 88% e votave në Maqedoni, kandidatja e VMRO udhëheq me diferencë të thellë. Osmani shkon në 32 mijë vota para Taravarit

by editor

Është numëruar 88% e votave në Maqedoni, ku deri më tani kryeson kandidatja Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me diferencë të thellë 40.14%.

Advertisements

Në Tetovë po kryeson Bujar Osmani, ndërsa në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 14,40%. Gordana Siljanovska pasohet nga Stevo Pendarovski me 19.33%.

Advertisements

Ndërsa Arben Taravari rezulton me 10.23%. Deri më tani janë numëruar votat në 2727 nga 3508.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 18.30 në votime morën pjesë 48.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që opozita shqiptare ka denoncuar parregullsi në disa zona në komunën e Likovës.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kishin 1.814.317 votues.

You may also like