Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, foli sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 lidhur me shëndetin riprodhues te gratë dhe burrat si edhe për problemin e infertilitetit.
Advertisements
Gjinekologu tha se statistikat tregojnë se në vendin tonë numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm.
Advertisements
Bilali tha se në shumë raste vetë individët nuk e dinë se kanë probleme të shëndetit riprodhues.
Sakaq ai theksoi se infeksionet ndikojnë në shëndetin riprodhues, për këtë është e rëndësishme që të ruhet PH normal i organeve gjenitale.
“Nëse PH ndryshon nga 3.8 në 4.2 kjo çon në krijimin e infeksioneve. Infeksioni është i domosdoshëm të kurohet sepse sperma vdes në 3 minuta në një vaginë të infektuar, kur në fakt duhet të jetojë 5 ditë…Nëse sperma dhe veza janë jo cilësisht të shëndetshme krijohen probleme që çojnë në një abort të hershëm. Kërkojmë një ekzaminim të testeve, fizik, për hormonet, për spermën dhe kohën e fundit kërkojmë edh një ADN të fragmentuar”, tha mjeku.
Shkëlqim Balili: Sot në Shqipëri vëmë re që si komb na kanë rënë lindjet. Nuk mund ta besoj që kur isha 35 vjeç në maternitet, kishim 40 lindje në 24 orë.
Tani shkojnë ose jo 10 gra. Kur sheh statistikat nuk të vjen mirë që ky komb i bekuar nuk ka atë jetë dhe riprodhim që kishte. Ka shumë njerëz që nuk kanë shëndetin riprodhues por nuk kanë asnjë shenjë për një gjë të tillë. Kujdes duhet të tregohet edhe me sëmundjet seksualisht të transmetueshme që shpesh ndikojnë në shëndetin riprodhues, si dhe infeksionet te femrat.
Nëse PH ndryshon nga 3.8 në 4.2 kjo çon në krijimin e infeksioneve. Infeksioni është i domosdoshëm të kurohet sepse sperma vdes në 3 minuta në një vaginë të infektuar, kur në fakt duhet të jetojë 5 ditë…Nëse sperma dhe veza janë jo cilësisht të shëndetshme krijohen probleme që çojnë në një abort të hershëm.
Kërkojmë një ekzaminim të testeve, fizik, për hormonet, për spermën dhe kohën e fundit kërkojmë edh një ADN të fragmentuar.
E njëjta procedurë edhe për femrën. 3 muaj më parë se të kërkohet koncepsioni, duhet të bëhet konsultë nga të dyja palët. Sepse nuk është vetëm koncepsioni, por edhe krijimi i fetusit dhe shkuarja e shtatzënisë.