Tragjedia që i mori jetën 14-vjeçarit në Tiranë mund të ishte paraprirë nga një ngjarje e ngjashme, 250 kilometra larg kryeqytetit, në fshatin Lukovë në Himarë.
Advertisements
Një fëmijë 12 vjeçar i drejtoi thikën një bashkëmoshatari brenda shkollës, por edhe pas thirrjes së prindërve për hetime dhe për verifikime, stafi pedagogjik dhe policia nuk mori asnjë masë.
Advertisements
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Marius Sosoli, nga fshati Lukovë, i cili tha se djali i tij është kërcënuar me thikë brenda shkollës së fshatit, më datë 29 tetor 2024. Sipas tij, djali është 11 vjeç, ndërkohë që “autori” është 12 vjeçar. “Iu drejtova Fiksit se djali më ka ardhur me shenja nga shkolla. Kam foto të tij dhe tani s’do të shkoj më në shkollë. Në fund të tetorit erdhi dhe më tha se i drejtuan thikën. Telefonova mësuesen dhe ajo s’dinte gjë. Ai personel nuk kujdeset për fëmijët dhe kemi frikë” thotë denoncuesi.
Sipas tij, edhe pas kërcënimit me thikë, djalin e kanë rrahur brenda shkollës. “Ata të shkollës nuk më tregojnë se çfarë ndodh. As kur e rrahin dhe as për ndonjë gjë tjetër. Ata nuk e kanë vlerësuar ngjarjen dhe nuk kujdesen për sigurinë e fëmijëve” thotë denoncuesi, ndërkohë që shton se djali i ka thënë se, kur e kanë kërcënuar me thikë, ka shkuar polici në shkollë dhe atë e bashkëshorten nuk i kanë lajmëruar.
Advertisements
“Në datë 19 nëntor në fshat ishte polici dhe djali e pa e më tha se ky është polici që më pyeti. Erdhi inspektori dhe më kërkonte llogari që të mbaja mirë djalin. I thashë kur i nxorën thikën s’e hetuan dhe ai as nuk e dinte. Më pas më la takim në daë 20 nëntor që të takonim stafin e shkollës” thotë ai. Në fund shton se vendosi të denoncojë tani për shkak të tragjedisë në Tiranë dhe frikës se mos ngjarja mund të përsëritet. “Kemi frikë ta çojmë në shkollë. Ai s’do të shkojë më në shkollë, kur i them do të marr me vete në punë vjen me shpejtësi” thotë ai.