“O Erion, o hajdut”/ Të burgosurit brohorasin nga qelitë e “313-tës” (Video)

Teksa para Gjykatës së Posaçme po mbahet një protestë nga punonjësit e Bashkis së Tiranës dhe militantë të PS-së në pritje të vendimit të Erion Veliajt, brohoritje janë dëgjuar dhe nga qelitë e burgut “313” në kryeqytet.

Advertisements

Brohoritjeve të protestuesve “O Lali, o kampion, gjithë Shqipëria ty të don”, iu janë kundërpërgjigjur të burgosurit me thirrjet “O Erion, o hajdut, paret tona, ku i ke fut”.

Advertisements

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të burgosurit, kanë dalë nga dritaret e qelive për të brohoritur, teksa ky episod ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të pranishëm, të cilët e kanë filmuar.